Thu, Nov 28, 2024

Kampingu veror i të rinjve të LRI-së në Jalë, Tedi Blushi: Ndryshimet e mëdha nisin nga rinia

  • PublishedAugust 29, 2023

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka ndarë një video me të rinjtë nga kampingu veror i LRI-së në Jalë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Blushi shkruan se të rinjtë e LRIS-së janë e ardhmja e Shqipërisë, teksa shton se është koha që rinia t’i japë kohës emrin e vetë duke kapërcyer çdo pengesë të lirisë, demokracisë dhe dinjitetit njerëzor.

“Në sytë e të rinjve të LRI është e ardhmja e Shqipërisë!

Është koha e rinisë dhe rinia do t’i japë kohës emrin e vet, duke kapërcyer me vendosmëri çdo pengesë, në mbrojtje të vlerave shoqërore dhe kombëtare, të lirisë, demokracisë, barazisë, drejtësisë dhe dinjitetit njerëzor!

Partia e Lirisë, Partia e Rinisë!”, shkruan Blushi.

()

AlbaniaWeb.net