Wed, Nov 27, 2024

FIFA ka gati ndëshkimin shembullor për Presidentin e Federatës Spanjolle të Futbollit

  • PublishedAugust 29, 2023

Është rasti ndërkombëtar i momentit, tani edhe FIFA po mendon të ndërhyjë me një sanksion shembullor, që nuk do të kishte precedentë. Puthja e Rubiales me Jenni Hermoso vazhdon të shkaktojë diskutime. Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit nuk ka dhënë dorëheqjen, por edhe FIFA do të ishte e gatshme të ndërhynte në këtë rast.

“Pas ngjarjeve të fundit dhe sjelljeve të papranueshme që kanë dëmtuar rëndë imazhin e futbollit spanjoll, presidentët kërkojnë që Don Luis Rubiales të paraqesë menjëherë dorëheqjen e tij si president i RFEF”, njoftoi dje federata iberike. Kërkesat për dorëheqjen e menjëhershme të presidentit, të cilat ende nuk kanë mbërritur.

FIFA, ndërkohë, po mendon për një ndëshkim shembullor. Siç raporton AS, FIFA po shqyrton një pezullim 15-vjeçar për Rubiales. Ky është sanksioni maksimal i mundshëm sipas statutit të organizatës më të madhe ndërkombëtare të futbollit.

()

AlbaniaWeb.net