Wed, Nov 27, 2024

Thirrja e babait të 23-vjeçarit që u vra në Itali, ndërhyn ministri Balla, gati procedurat për mbërritjen e trupit të pajetë në Shqipëri

  • PublishedAugust 29, 2023

Pas thirrjes prekëse të babait të 23-vjeçarit, Klajdi Bitri, për të sjellë trupin e pajetë të të birit në Shqipëri, ka ndërhyrë Ministria e Brendshme.

News24 dhe mësojnë se ministri Taulant Balla ka kontaktuar të atin e Klajdi Bitrit, dhe më pas është mundësuar nxjerrjen e menjëhershme të pasaportës së tij për të udhëtuar drejt shteti fqinj.

Po ashtu është bërë e mundur edhe gjetja e një agjensie funerale e cila do të sjellë trupin e të riut nga Italia. Sakaq, shpenzimet do të mbulohen nga Bashkia e Lushnjes.

Kujtojmë se Bitri mbeti viktimë dy ditë më parë pas një sherri në Itali, ku tentoi të shpëtonte mikun e tij.

AlbaniaWeb.net