Situata me zjarret, efektivët e Forcës Ajrore dhe helikopteri Cougar nisen drejt Parkut Kombëtar të Lurës, reagon Peleshi
Efektivët e Forcës Ajrore dhe helikopteri Cougar janë nisur menjëherë për në Parkun Kombëtar të Lurës, pas kërkesës së autoriteteve vendore të Dibrës për vënien në kontroll të flakëve në këtë zonë.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi shkruan se situata është serioze për shkak të terrenit të vështirë dhe erës e cila ka favorizuar përhapjen e flakëve.
“Deri në këtë moment nuk ka rrezik për banesat, ndërkohë po punohet me intensitet për neutralizimin e plotë.
Gatishmëri maksimale për të mbrojtur një pasuri kombëtare si parku i Lurës!”, shprehet ai.