Fatos Nano në spital pas problemeve shëndetësore, si paraqitet gjendja e ish-kryeministrit
Lideri historik i PS, Fatos Nano është shtruar në reanimacion, në një spital privat në Tiranë, pasi ka shfaqur probleme me shëndetin.
News24 dhe mëson se ish-kryeministri i vendit ditën e sotme paraqitet në gjendje të qëndrueshme, ndërsa survejohet nga mjekët.
Burime bëjnë me dije se Nano, 70 vjeç, paraqet të gjitha parametrat në normalitet, si dhe ka mundur që të ngrihet dhe të lëvizë.
Mësohet se ai ka shfaqur probleme me frymëmarrjen, por aktualisht gjendja është e stabilizuar.