Për Tretjen dhe Stomakun – Perimet dhe Ushqimet më të Mira që ju Duhen
Ngrënia e perimeve dhe barishteve duket se është e një rëndësie të veçantë për sistemin tretës.
Studimet e fundit të cilave u referohet AgroWeb.org, treguan se perimet e gjelbra përmbajnë sasi të jashtëzakonshme të sulfokinovosës, që ndihmon tretjen.
Perimet më të mira të gjelbra janë spinaqi, lakra dhe lakra e vogël.
Këto përbërës duket se luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e stomakut.
Gjithashtu dhe përmirësimin e shëndetit të sistemit tretës.
Zbulimet e shkencëtarëve u përmblodhën në revistën Nature Chemical Biology.
Gjetjet e studimeve sugjerojnë se barishtet dhe perimet e gjelbra ushqejnë bakteret e mira në stomak.
Ato gjithashtu kufizojnë aftësinë e baktereve të këqija për të trazuar situatën në stomak.
Ekspertët kanë zbuluar se bakteret dhe mikroorganizmat e tjerë përdorin një enzimë për të marrë energji nga sheqernat tek perimet.
Kjo enzimë më pas pajis me energji bakteret e mira dhe shërben si një pengesë e fortë kundër rritjes dhe zhvillimit të kolonive të baktereve të këqija.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, sa herë që njeriu konsumon perime të gjelbra, merr sasi të mëdha sheqernash që shërbejnë si energji për bakteret e mira.
Kjo gjë i bën bakteret e mira të zënë vendin e merituar në sistemin tretës.
Kësisoj ata mund ta mbrojnë atë nga kolonitë e baktereve të këqija.
Studimi i lartpërmendur tregon marrëdhënien komplekse mes ushqimit që ne hamë dhe shëndetit të sistemit tretës.
Ky i fundit përmirësohet edhe nga konsumi i probiotikëve siç janë ushqimet e fermentuara si kosi, nënproduktet e qumështit, turshitë, etj.
Probiotikët Dhe Roli I Tyre Në Sistemin Tretës
Probiotikët janë përdorur nga njerëzit prej qindra vitesh.
Megjithatë vetëm kohët e fundit këto baktere të mira po përdoren gjërësisht në trajtimet mjekësore.
Studime të tilla mbi rolin e baktereve të mira, ndihmojnë shkencëtarët të kuptojnë më mirë mënyrën se si këto ushqime ndikojnë në mikroflorën në aparatin tretës.
Një tjetër aspekt i rëndësishëm i kësaj marrëdhënieje është edhe mënyra se si ushqimet ndërveprojnë me bakteret e mira dhe të këqija.
Studime të tilla pritet të nisin krijimin e antibiotikëve të rinj.
Ata mund të shënjestrojnë bakteret e dëmshme në sistemin tretës duke mos ndikuar tek bakteret e mira. /AgroWeb.org