Wed, Nov 27, 2024

Mosfunksionimi i pajisjeve tek Onkologjiku, Vokshi: U rrezikua jeta e pacientëve. Manastirliu ka marrë vendime edhe më të këqija se Beqaj

  • PublishedAugust 30, 2023

Deputetja e PD Albana Vokshi në studion e “News24” foli për koncesionin e sterilizimit duke u ndalur edhe skandali me mos-funksionimin  e pajisjeve te Onkologjiku.

Gjatë bisedës në studio, Vokshi tha se mosfunksionimi i pajisjeve rrezikoi jetën e pacientëve.

“600 gra në tre vite nuk kanë mundur të bëjnë terapinë e duhur sepse nuk funksionon pajisja dhe këtë e thotë opozita. Përse nuk është vënë në funksionim, kush e mban përgjegjësi. Sëmundja nuk pret. Sot flasim për para për check up të pakryera asnjëherë. Nga ana e drejtuesve të shëndetësisë nuk janë marrë masat e duhura”, ka thënë Vokshi.

Sipas raportit e auditit të KLSH të siguruar nga , rezultoi se në Spitalin Onkologjik nuk është funksionale pajisja mjekësore e Brakiterapi (Kyriterapi), gjë e cila ka shkaktuar mos trajtimin për 600 gra paciente me CA gjinekologjik me radioterapi, fakt ky që përbën një rrezik për shëndetin e tyre.

()

AlbaniaWeb.net