Thu, Nov 28, 2024

“Astana i vuan ndeshjet jashtë”, Llullaku: Fiton Partizani 2-0, “demat” sulmojnë fort

  • PublishedAugust 31, 2023

Partizani luan sot një ndeshje historike. Përballë është Astana, një skuadër me shumë eksperiencë në kompeticionet europiane, e kualifikuar disa herë në grupet e Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Europës. Ndeshja e parë është mbyllur me fitoren 1-0 me golin e Lonçar në minutën e 41-të dhe misioni i Partizanit është minimalisht avantazhi i një goli në 90 minuta, për ta çuar më pas ndeshjen në shtesë.

Një nga lojtarët e paktë shqiptarë, që kanë luajtur me fanellën e Astanës, është Azdren Lullaku, ish-sulmues i Kombëtares sonë, në të shkuarën i lidhur edhe me një transferim të mundshëm te Partizani. Në një prononcim të shkurtër për “Panorama Sport”, sulmuesi 35-vjeçar ka bërë parashikimin e tij në lidhje me mënyrën se si mund të shkojë rrjedha e kësaj ndeshjeje. “Mendoj se do të jetë një ndeshje ku Partizani që nga minutat e para do të jetë shumë i organizuar dhe do të kërkojë golin. Nuk mendoj se Astana do të vijë të sulmojë dhe të rrezikojë mbrapa, por për të ruajtur balancat në funksion të fitores në shtëpi.

Astana do të përqendrohet te kundërsulmet. Ata janë një ekip Janë publikuar prej ditësh koeficientet e basteve për ndeshjen e kthimit mes Partizanit dhe Astanës, e vlefshme për “play off”-in e Ligës së Konferencës. Edhe në sfidën e sotme, kompanitë e basteve shohin Astanën si favorite për të fituar sfidën, pavarësisht se Partizani është pritës. Fitorja e kazakëve kuotohet 2.15, kundrejt 3.27 të Partizanit, teksa një barazim i mundshëm e ka koeficientin 3.15.

Bastet shumë i mirë në shtëpi, por kanë probleme në sfidat në transfertë, sidomos kur përballen me kundërshtarë cilësorë dhe të organizuar në fushë. Duke u nisur nga kjo, mendoj se Partizani ka shanse të kualifikohet”, shprehet sulmuesi, i cili ka luajtur 19 ndeshje me Astanën dhe ka arritur të shënojë 1 gol. I pyetur në lidhje me një parashikim të rezultatit, Llullaku shprehet: “Dua shumë të fitojë Partizani! Siç e thashë, ka mjaft shanse. Mendoj se fiton Partizani me shifrat 2-0”, përfundoi prononcimin e tij ish-sulmuesi i Kombëtares, që aktualisht luan në Rumani me Piatra Neamt.

AlbaniaWeb.net