Gjendet i pajetë në detin e Vlorës një 78-vjeçar, ja dyshimet e policisë
Një trup i pajetë është gjetur në det në qytetin e Vlorës ditën e sotme.
Mësohet se trupi i përket një 78-vjeçari, i cili dyshohet se është mbytur në det.
Sakaq, trupi po transportohet drejt morgut për t’u kryer kontrollit për të mësuar saktësisht shkakun.
Njoftimi i plotë:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:00, shtetasi Sh. K., 78 vjeç, banues në Vlorë, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak sapo ka rënë në kontakt me ujin, te “Plazhi i ri”.
Për pasojë, 78-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon veprimet për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.