Sun, Nov 24, 2024

SHORTI I CHAMPIONS LEAGUE LIVE/ Përcaktohen grupet, nuk mungojnë përballjet e ekipeve “big”

  • PublishedAugust 31, 2023

Vëmendja është e spostuar në Monaco, në orën 18.00 mbahet shorti i grupeve të UEFA Champions League.  32 skuadra do të marrin pjesë në grupe, teksa janë 8 grupe me nga 4. Në vazon e parë ka skuadra të forta ku vlen të theksojmë se bëjnë pjesë ekipet fituese të kampionateve të mëdha dhe ato që kanë fituar Champions League dhe Europa League.

Në vazon e dytë spikasin Real Madrid dhe Inter, ndërsa nuk mungon as Arsenali, i rikthyer pas disa vitesh në këtë kompeticion. Vazo e 3-të nuk përmban shumë emra të mëdhenj, përveç Milanit dhe Lazios. Në vazon e katërt gjenden ekipe modeste si Lens, Antwerp dhe Union Berlin.  Në bazë të rregullave, skuadrat e të njëjtit kampionat nuk mund të përballen me njëra-tjetrën.

Vazo 1

Manchester City, Bayern Munchen, PSG, Barcellona, Napoli, Benfica, Feyenoord, Sevilla.

Vazo 2

Inter, Real Madrid, Arsenal, Manchester United, Borussia Dortmund, Atletico Madrid, Porto, Leipzig.

Vazo 3

Milan, Lazio, Salzburg, Shakhtar Donetsk, Crvena Zvezda, Copenhagen, Braga, PSV

Vazo 4

Newcastle, Real Sociedad, Celtic, Union Berlin, Lens, Antwerp, Young Boys, Galatasaray

Shënim: Finalja do të mbahet në Londër, ndërsa ky është sezoni i 69-të i turneut kryesor të futbollit evropian për klube të organizuar nga UEFA dhe sezoni i 32-të që kur u riemërua nga  European Champion Clubs’ Cup në UEFA Champions League.

DATAT E FAZËS SË GRUPEVE TË CHAMPIONS LEAGUE

Raundi i parë: 19/20 shtator 2023

Raundi i dytë: 3/4 tetor 2023

Raundi i tretë: 24/25 tetor 2023

Raundi i katërt: 7/8 nëntor 2023

Raundi i pestë: 28/29 nëntor 2023

Raundi i gjashtë: 12/13 dhjetor 2023

()

AlbaniaWeb.net