Nis sot shpërndarja e teksteve falas nga klasa e parë në të tretën, Rama: Konkretizim tradicional i mbështetjes së qeverisë
TIRANË
Nis sot shpërndarja e teksteve falas nga klasa e parë në të tretën me një përdorim.
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e procesit, teksa deklaron se është një konkretizim tradicional i mbështetjes së qeverisë shqiptare për të pajisur nxënësit me burime cilësore të dijes.
“MIRËMËNGJES 😊
dhe me nisjen e shpërndarjes së teksteve FALAS për të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare – ku përveç klasave të para, edhe ato të dyta e të treta do t’i kenë librat falas me një përdorim – si dhe për nxënësit e 16 kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë, një konkretizim tashmë tradicional i mbështetjes së qeverisë shqiptare për të pajisur nxënësit me burime cilësore të dijes, ju uroj një ditë të mbarë🙏”, shkruan Rama.