“Diskutime mbi vendimmarrjen dhe funksionimin”, Berisha nis mbledhjen e Grupit të tij Parlamentar
Ish-kryeministri Sali Berisha, ashtu siç edhe u njoftua dje, ka mbledhur sot Grupin Parlamentar të Rithemelimit.
Berisha u shpreh dje se në mbledhje do ketë diskutime mbi vendimmarrjen dhe funksionimin e Grupit Parlamentar. Sakaq, kjo mbledhje vjen në kuadrin e nisjes së sesionit të ri parlamentar.
Kjo ditë duket se ka një axhendë të ngjeshur për ish-kryeministrin, i cili pas mbarimit të kësaj mbledhje do të mbajë në orën 12:00 konferencën e përjavshme me gazetarët. Ndërkohë, mësohet se në orën 13:00 është parashikuar që të mbajë një takim me Koordinatorët Politikë.
()