FOTO/ “Pra, ju e donit atë në Old Trafford”, United-Bayern dhe efekti Kane “tërbojnë” mediat angleze
Në Itali i bënë jehonë shortit të Milanit, ndërsa në Angli janë ndalur te Grupi A, mbi të gjitha te një detaj, te Harry Kane. Kapiteni i Anglisë ishte në qendër të vëmendjes këtë verë pasi emri i tij u lakua fuqishëm edhe për një transferim të mundshëm te Man.United. E dëshironte këtë kalim edhe Harry Kane në fillim, por presidenti Levy vendosi veten duke bërë që Kane të përfundonte në Mynih. Për ironi të fatit, shorti i Champions League bëri të mundur që Kane të rikthehet në “Old Traford”, për këtë herë si rival:
“Pra, ju e donit atë në Old Trafford”, shkruan Star Sport në faqen e parë. Në të njëjtën linjë është edhe Mirror, me të përditshmen angleze që bën lojëra fjalësh me rikthimin e Harry Kane.
“Mezi po e pres këtë”, shkruan “bomberi” anglez në rrjetet sociale. Mediat angleze kanë zbuluar edhe një prapaskenë interesante në lidhje me kalimin e Kane te Bayern Munich. Sipas The Athletic, drejtuesit e klubit të Tottenham nuk e pritën mirë largimin e tij, për këtë arsye nuk e lejuan që Kane të përshëndetej me shokët e skuadrës dhe me stafin e Tottenham duke i dërguar një e-mail ku i refuzonin kërkesën e tij për t’u përshëndetur përpara se të largohej.
()