Kuvendi nis punën me mungesë konsensusi
Kuvendi njoftoi se “Konferenca nuk ra dakord për miratimin e programit dhe kalendarit të punimeve të Kuvendit dhe çështja i kaloi seancës plenare” .
Mbledhja u mbajt pa praninë e mediave por burime nga Kuvendi thanë për BIRN se debati u fokusua tek rendi i ditës së seancës së parë për këtë sesion.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi kërkoi që kjo seancë t’i kushtohej problemeve të zgjedhësve, sipas praktikës parlamentare të përfundimit të “Javës së gjelbër” që ishte në javën e fundit të sesionit të kaluar.
Ky rend dite parashikon disa orë diskutime të lira të deputetëve pasi “Java e gjelbër” i kushtohet takimeve të tyre me zgjedhësit në zonat elektorale.
Përfaqësuesit e Partisë Socialiste kanë kundërshtuar me argumentin se seanca e parë e një sesioni të ri parlamentar ka natyrë ceremoniale dhe nuk mund të jetë një seancë e zakonshme parlamentare.
Në muajin korrik me votat e mazhorancës kaluan disa ligje të kontestuara nga opozita dhe shoqëria civile, për masat penguese për
Në kalendarin e punimeve të këtij sesioni parlamenti pritet të zgjedhë Avokatin e ri të Popullit, që mbetet peng i mosmarrëveshjeve politike prej më shumë se një viti e gjysëm.
Vetëm 7 nga 15 kandidatët për këtë detyrë kanë depozituar në Kuvend firmat e 28 deputetëve për vijimin e garës, ndërsa emri që do të arrijë të marrë votat e 3/5 e të gjithë anëtarëve pritet të dalë nga një marrëveshje politike mes palëve.
Një konsensus politik kërkon edhe rikonfigurimi dhe dhënia e një mandati të ri për Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore, që ka një strukturë bipartizane. Ky komision u ngrit që në shkurt 2022, por ka bërë vetëm dy mbledhje deri më tani dhe pavarësisht mungesës së produktit, Kuvendi i ka dhënë atij mandat të ri çdo 6 muaj.
Debate politike pritet të ketë për projektligjin e ri të qeverisë për lojërat e fatit, që rikthen bastet sportive online.
Në relacionit shoqërues të këtij projektligji qeveria pretendon se po e formalizon tregun e lojërave të fatit për këtë kategori loje, i cili është ushtruar në mënyrë të paligjshme që prej vitit 2018, kur u ndalua si aktivitet.
Në muajin korrik mazhoranca miratoi me forcën e kartona disa ligje të kontestuara nga opozita dhe grupime të shoqërisë civile, si ligji që parashikonte masa ndaluese për mjekët e rinj, ai për legalizimin e kanabisit mjekësor dhe një ligj që i jepte mundësinë të qëndronte për një mandat të dytë në krye të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushit, një ish-politikan në karrierë.