‘Blindohet’ Vlora, policia kontrolle në rrugët kryesore, në fokus eksponentë të krimit të organizuar
Policia Rrugore në Vlorë ka nisur kontrolle në akse në ndryshme në Vlorë. Këtij aksioni i janë bashkuar edhe efektivë të Tiranës për të vijuar kontrollet. Efektivët janë pozicionuar në rrugët kryesore të qytetit, si edhe në rrugën e unazës së madhe.
Në sitë janë mjetet luksoze dhe ato me xhama të zi. Fokusi i kontrolleve janë zbulimi i eksponentëve të krimit të organizuar, personat në kërkimit si edhe personat që mbajnë armë zjarri apo armë të ftohta.
()