Fri, Nov 29, 2024

“Kanë mbushur arkivat me krimin shqiptar”, Artan Hoxha merret në pyetje nga autoritetet belge për aplikacionin SKY: Janë kapur edhe “xhevahire” për politikanët

  • PublishedSeptember 1, 2023

Gazetari Artan Hoxha përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se është marrë në pyetje nga autoritetet belge së fundmi sa i përket deklaratave që ka bërë vite më parë për grupet kriminale si dhe përdorimin e aplikacionit “SKY” për të komunikuar nga ana e tyre.

Hoxha shprehet se nga hetimet për përdorimin e këtij aplikacioni nga bota e krimit, kanë dalë shumë emra politikanësh si dhe funksionarësh shtetëror.

“Rikthim pas më shume 14 muajsh në zyrat qendrore të Policisë Gjyqësore Federale të Belgjikës… Këta shejtanër mbajnë shënim çdo gjë dhe kanë memorie të fortë…

E kishin regjistruar, që 3 vite më pare, pata denoncuar në median britanike Daily Express, se narkotrafikantët dhe krimi i organizuar shqiptar, për te shmangur gjurmimin e agjencive të ligjit, po përdornin si mjet komunikimi, rrjetin e kriptuar SkyeCC.

I kanë mbushur arkivat me komunikimet e krimit te organizuar shqiptar në rrjetin e kriptuar SkyeCC aq plot, sa tani nuk po ja dalin as t’i selektojnë. Gjithsesi, më pritën mirë…

Por se ç’u tha dhe se ç’u be aty brenda, as mbaj mend gjë, as mbajta shënim gjë…. Rëndësi ka që këta federalët e Belgjikës, u janë qepur keq këtyre tanëve, sepse e kanë kthyer portin e Anverses si porti i Durrësit…

Lëre pastaj plotë “Xhevahire” që janë kapur “pa dashje” për funksionaret shtetëror dhe politikanët e Shqipërisë… Gjithsesi, më mirë do të bëhet…”, shkroi ai në Facebook.

AlbaniaWeb.net