Vizita zyrtare e Vjosa Osmanit në Tiranë, Balliu: Presidentja duhet t’ia thotë në sy të vërtetën qeverisë Rama
Klevis Balliu, ka reaguar lidhur me vizitën zyrtare që Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po zhvillon sot në Tiranë.
Balliu i kërkon Osmanit që të thotë të vërtetën në sy qeverisë Rama, teksa shton se po ashtu ajo duhet të ngrejë edhe disa pyetje.
Reagimi i plotë:
Mirsevini e nderuar Presidente e Republikes se Kosoves .Thuajani të verteten në sy qeverise Rama!
Në këto 10 vite kanë ndodhur ngjarje shumë të rënda për vëndin tonë por dhe më të rënda për kombin tonë dhe interesat tona kombëtare.Ardhja e Presidentes se Republikes të Kosovës vjen në një moment të rëndësishëm.Por kjo vizitë do ta mari rëndësinë vetëm , nëse Presidentja Osmani do të thotë të vërtetën dhe do të vere para përdgjegjësisë ekzekutivin shqiptar për aktet antikombëtare të këtyre viteve.Presidentia Osmani duhet të ngrej disa pyetje.
1- Pse Kryeministri Rama flet me tezat e Beogradit si Kombi Kosova,që Serbia e propagandon për ta lerguar Kosovën nga kombi Shqiptar
2-Pse Kryeministri Rama e quan genocidin Serb në Kosovë një luftë humanitare.
3-Pse Kryeministri Rama ka kaluar nga kancelaria në kancelari duke kërkuar justifikimin e Vuçiçit për mossanksioninin e Rusisë për luftën në Ukraine.
Gjithashtu duke qene se Shqipëria sot ka mar drejtimin e KS të OKB Presidentja Osmani duhet ti kërkojë Kryeministrit Rama të vere para përgjegjësisë Vuçiçin për 4 deklaratat e tij ku ai kërcënoj me luftë rajonin ( deklaratat, 2018, 2019,2021, dhe 2022)
Gjithashtu Presidentia Osmani mundë të kerkojë llogari sot Kryeministrit Rama për sanksionimin e Kosovës duke anulluar takimin e dy qeverive kur Kosova po zbatonte kushtetutën e vet dhe ligjet e veta ndërkohë që Serbia kercenonte me lufte sa vet ministri i jashtëm serb deklaroi dergimin e 1000 forcave speciale ushtarake të Serbise në ne kufi me Kosovën.
Këto janë debatet e vërteta të cilat Presidentja Osmani ka deryren t ‘i ngrej në kete takim pasi kombi sot është nën një sulm të vazhdueshëm jo vetem nga albanofobet, racistet dhe shteti anti shqiptare si Serbia , por dhe nga vet qeveria Shqiptare që i eshte bashkangjitur tezave dhe politikave Serbe kunder interesave tona kombëtare. Si Presidente e Kosovës dhe një përfaqësuese e kombit Osmani ka detyrën hyjnore të mbroj interesat e kombit shqiptar nga kërcënimet e jashtme të Serbofilisë dhe të përfaqësuesve të filozofisë dhe interesave Serbe në vëndin tonë , edhe kur ata janë zyrtarë si rasti i Edi Ramës vëllai i Vuçiçit.
Në rast se diskursi politik degradon tek fjalit boshe të vëllazërisë dhe dashurise me qeverin e Ramës që në të vërtet është kohë e humbur atëher ky do të ishte një shancë i humbur i mbrojtjes të kombit.