Situata në PD, ironizon Petro Koçi: Basha nuk ka grup, por ka vulën e partisë. Bardhi pranon ftesën e Berishës, por…
Deputeti Petro Koçi ka ironizuar situatën në PD, teksa shkruan në Facebook se edhe grupi i Berishës edhe ai i Bashës, akuzojnë Edi Ramën se u ka zgjedhur kryetarin e grupit.
Koçi shkruan se Rama nuk ua ka ngenë, ndërsa udhëton për USA.
“Berisha i thote Bardhit qe ti beje ftese Saliut. Berisha e pranon ftesen. Do formojne grup parlamentar. Do “zgjedhin” Bardhin kryetar. Basha nuk ka grup. Por ka vulen e partise demokratike. Edhe me 10 veta “zgjidhet” kryetar grupi. Te dy palet bubellijne me akuza ndaj njera tjetres se kryetarin ua ka zgjedhur Rama. Rama nuk ua ka ngene. Udheton per USA”, shkruan Koçi.