Wed, Nov 27, 2024

Gjashtë Shenjat Paralajmëruese të Mungesës së Kalciumit

  • PublishedSeptember 4, 2023

Rënia e nivelit të kalciumit në organizëm është një problem shëndetësor që shoqërohet me komplikacione të rënda për jetën.

AgroWeb.org ju këshillon që të jeni të vëmendshëm ndaj shenjave paralajmëruese që jep organizmi kur nuk ka sasi të mjaftueshme të këtij minerali.

6 Shenjat Paralajmëruese Të Mungesës Së Kalciumit

Nëse vëreni shenjat e mëposhtme, këshillohuni me mjekun ose bëni analizat për të shqyrtuar nivelet e kalciumit.

Mbipesha

Ekspertët thonë se kur nivelet e kalciumit janë të larta, njeriu e ka më të lehtë të ruajë peshën trupore ose të humbasë në peshë.

Njerëit që kanë mungesa të kalciumit janë zakonisht mbipeshë.

Kontraktime Muskulare Dhe Fraktura 

Ngërçet dhe kontraktimet muskulare janë shenjë paralajmëruese kur mungesa e kalciumit bëhet kronike.

Nga ana tjetër, nëse pësoni fraktura edhe pa kryer një aktivitet të rëndë, atëherë kockat tuaja janë të dobëta për shkak të mungesës së kalciumit.

Masa kockore e njeriut arrin në pikun e shëndetit kur njeriu është 30 vjeç dhe më pas njeriu nis të humbasë kalcium dhe dendësinë kockore.

Tensioni i Lartë i Gjakut

Tensioni i gjakut mund të rritet për shkaqe të ndryshme, përfshirë këtu mungesën e kalciumit.

Në rastet kur vëreni se tensioni rritet papritur bëni analizat për mjaftueshmërinë e kalciumit në trup.

Problemet Me Zemrën

Mungesa e kalciumit shkakton anomali në mënyrën se si pompon gjak zemra gjë që mund të manifestohet me rrahje të çrregullta.

Njeriut mund të ketë ndjesinë se zemra resht së rrahuri për një ose dy sekondë.

Mungesa e Gjumit

Kalciumi ndihmon në prodhimin e melatoninës, hormonit të gjumit.

Mungesa e kalciumit e bën më të vështirë gjumin cilësor dhe pengon prodhimin e melatoninës.

Vizita Të Shpeshta Tek Dentisti

Nëse njeriu merr rregullisht kalcium, do të ketë dhëmbë të fortë.

Mungesa e kalciumit i dobëson kockat dhe dhëmbët dhe rrit rrezikun e kavitetit dhe prishjes së tyre.

Sasia ditore e rekomanduar e kalciumit është 1000 mg  për njerëzit e moshës nga 19 deri në 50 vjeç.

AgroWeb.org sugjeron që suplementët e kalciumit duhen marrë vetëm pas konsultimit me mjekun/AgroWeb.org