Thu, Nov 28, 2024

Në ekran jashtë kostumit të politikanit, kush është deputeti që do bëhet pjesë e “Dancing With the Stars”

  • PublishedSeptember 4, 2023

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi është gati të provojë një eksperiencë të re në ekran, larg kostumit të politikanit.

Burime ekskluzive bëjnë me dije për Vip Magazine se Korreshi i ka thënë “Po” ofertës se Top Channel për t’u bërë pjesë e edicionit të dytë të spektaklit të kërcimit “Dancing with the Stars”.

Emisioni që do të drejtohet nga Bora Zemani pritet të nisë muajin e ardhshëm dhe disa nga emrat që janë përfolur deri tani për t’u bërë pjesë e tij janë Sarah Berisha, Sara Karaj, Efi Dhedhes, Enxhi Nasufi si dhe Eni Shehu.

Vitin e kaluar fituese e spekaklit të kërcimit u shpall Sara Hoxha e cila shoqërohej nga balerini Luixhino Hala.