Thu, Nov 28, 2024

Kryeministri Rama ndryshon kabinetin qeveritar

  • PublishedSeptember 4, 2023

Pas një fjalimi të gjatë në Asamblenë e Partisë Socialiste, kryeministri vendosi të largojë pesë ministre nga kabineti i tij qeveritar, ndërsa përsëriti premtimin se ai dhe Partia Socialiste nuk do të mbronin asnjë pushtetar që do të përballet me drejtësinë.

Ministrja e Jashtme, , ajo e Bujqësisë, , ministrja e Arsimit, , ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, si dhe ajo për Standardet dhe Shërbimet, nuk do të jenë më pjesë e Këshillit të Ministrave.

Xhaçka ka shërbyer në qeveri prej vitit 2017, si ministre e Mirëqenies Sociale, e Mbrojtjes dhe së fundmi në krye të diplomacisë.

Vitin e fundit, Xhaçka po përballet me kërkesën e opozitës për heqjen e mandatit të deputetit pasi bashkëshorti i saj, Artan Gaçi, u shpall investitor strategjik nga qeveria. Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme do të drejtohet nga , një diplomat karriere, ish-ambasador, aktualisht koordinator i OSBE-së për ekonominë dhe klimën.

Edhe Frida Krifca ikën nga Bujqësia pak muaj pasi Bashkimi Europian njoftoi pezullimin e fondeve IPARD në bazë të dyshimeve për korrupsion nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, AZHBR, e drejtuar më parë prej saj.

Në vend të Krifcës, Rama rikthen në kabinet deputeten Anila Denaj, që më herët ka drejtuar ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.

Rama njoftoi gjithashtu se kishte zhvendosur Olgerta Manastirliun nga Ministria e Shëndetësisë në atë të Arsimit. Manastirliu e drejtonte këtë dikaster që nga vitit 2017, ndërkohë që do të zëvendësohet nga , drejtoresha e Departamentit të Administratës Publike.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, shkarkohet nga kjo detyrë për t’iu  besuar një ministri më e vogël dhe pa portofol, si ajo e Sipërmarrjes. Në krye të Financave, Rama emëroi Ervin Meten, ish-zëvendësministër në këtë dikaster, që mbante aktualisht postin e drejtorit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Kryeministri njoftoi krijimin e një ministrie të re pa portofol, që sipas tij do të koordinojë punën mes pushtetit qendror dhe atij vendor, duke marrë në kabinet për këtë detyrë nënkryetarin e bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku.

Ndryshimet vijnë në një moment kur në mandatin e tretë qeverisës, PS po përballet me skandale korrupsioni dhe me dosje hetimore që përfshijnë ministra apo ish-ministra.

Në fjalimin e gjatë para socialistëve, Rama nuk dha arsyet që e çuan drejt këtyre ndryshimeve, por pranoi se partia që ai drejton ndodhet përpara një sprove të vështirë, atë të përballjes me drejtësinë, të cilën tha se do ta kalojë “gjallë, a vdekur”.

Ai tha se nuk i kishte asnjë borxh askujt që futej në borxh me këtë drejtësi, pavarësisht se sipas tij, edhe ajo ishte e gabueshme.

Rama po ashtu propozoi emrat për sekretariatin e ri të partisë, pasi shkarkoi pak javë më parë sekretarin e përgjithshëm, Damian Gjiknuri.

Ardian Çela, Eduart Ndreca, Evis Kushi, Etjen Xhafa, Romina Kuko dhe Milva Ikonomi janë emrat që do të drejtojnë sekretariatet e PS-së, pasi të votëbesohen në Kongresin e Jashtëzakonshëm, të cilin Rama e njoftoi për në muajin tetor.