Largimi “me sherr” nga Klani, zbulohet ‘shtëpia’ e re mediatike ku do e shohim aktorin e humorit
Aktori i humorit Albano Bogdo ka gjetur shtëpinë e re televizive për këtë sezon të ri, pas largimit nga “Klanifornia” i TV Klan.
Mësohet se Bogdo është rikthyer dhe do e shohim në Vizion Plus, ekran ku u bë i famshmë për publikun e gjerë me emisionin “Apartamenti 2XL”.
Te Vizion Plus, Bogdo pritet të ketë emisionin e tij, që do të transmetohet mbrëmjeve, si një “show” satirik.
Ndarja e Albanos me Klanin nuk ishte aq paqësore, pasi aktori në një video live disa muaj më parë tregoi qefmbetje për mënyrën se si u larguan nga “Klanifornia” duke u njoftuar vetëm tre muaj më herët.