“Luajmë vetëm për fitore”, ndihmësi i Sylvinhos: Minutat e para të rëndësishme, ja përse trajneri ndërroi kapitenin
Ndihmësi i trajnerit të Shqipërisë, Zabaleta ka dhënë një intervistë për Supersport pak minuta para ndeshjes kualifikuese të Euro 2024 ndaj Çekisë. Ndër të tjera, Zabaleta tregoi edhe arsyen se përse tekniku vendosi që shiritin e kapitenit t’ia heqë Elseid Hysajt dhe të emërojë Gjimshitin.
Shiriti i kapitenit? Gjimshiti është sonte, Hysaj ishte më parë. Nuk është vendim përfundimtar, Shqipëria ka lojtarë profesionistë, lider që janë të gatshëm të marrin shiritin e kapitenit.
Sonte për fitore? 100% shkojmë për fitore, shtëpi apo jashtë ne jemi gjithmonë për fitore. Prandaj shihni lojtarë si Bajrami, Asllani, Seferi, Asani dhe kemi vendosur për këtë formacion. Kemi një skuadër shumë të mirë dhe luajmë për fitore. Kundërshtarët janë shumë direkt, të gjatë dhe luajnë mbrapa. 10-15 minutat e para do të jenë shumë të rëndësishme” – Tha ai.
()