Gjendet i vdekur afër banesës së tij 55-vjeçari, ja çfarë thotë policia
POGRADEC
Gjendet i vdekur pranë banesës së tij një 55-vjeçar në Pogradec.
Sipas informacioneve nga policia, mëngjesin e sotëm, në fshatin Guri i Kuq, Pogradec, në afërsi të banesës ku jetonte i vetëm, është gjetur i pajetë, pa shenja dhune, shtetasi R. T., rreth 55 vjeç.
Zyrtarisht policia deklaron se 55-vjeçari dyshohet të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.