“Nuk bën vetëm pikë, po luan futboll si e barabartë”, Rama: Krenar për Shqipërinë! Jep shpirtin në fushë dhe frymëzon
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përfundimit të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Çekisë e cila përfundoi me barazim 1-1.
Në një status në rrjetet sociale, Rama nuk i kurseu fjalët për djemtë e Kombëtares dhe trajnerin Sylvinho.
“Kjo Kombëtare nuk bën vetëm pikë, po luan futboll si e barabartë në çdo drejtim, jep shpirtin në fushë dhe frymëzon. Faleminderit djemve kuqezinj, po faleminderit edhe kampionëve që e drejtojnë këtë skuadër kaq dinjitoze, trajnerit Sylvinho dhe ndihmësve të tij”, shkroi Rama.