Thu, Nov 28, 2024

Akuzohet se pagoi 120 mijë euro për të ekzekutuar të shoqen, Bengasi para gjykatës: Kemi marrëdhënie të mirë, ju kanë…

  • PublishedSeptember 8, 2023

Dy ditë më parë i shpallur në kërkim Alban Bengasi, u arrestua në Rinas ndërsa po kthehej nga Dubai.

Ndërsa sot ka dalë para gjykatës, Bengasi, i cili akuzohet se ka paguar një vrarës për të ekzekutuar bashkëshorten, ka deklarua se nuk ka lidhje me akuzat dhe se me këtë të fundit kanë marrëdhënie normale, pavarësisht divorcit.

“U kanë futur në  një rrugë pa krye, u kanë orientuar gabim. Nuk kam lidhje me akuzat. Me bashkëshorten kam marrëdhënie normale pavarësisht se jemi divorcuar. Kërkoj të hetohem pa masë”, ka deklaruar ai.

 

AlbaniaWeb.net