Zjarr masiv në Elbasan, digjen sipërfaqe të mëdha me ullinj dhe shkurre
Ditën e sotme janë regjistruar dy vatra zjarri në Elbasan dhe në fshatin Hajdaran.
Gazetari Fatmir Popja raporton për ‘’ se zjarret u shfaqën mesditën e sotme në Ullishtat në Kodrat e Elbasanit, ku u dogjën rreth 8 dynym me shkurre dhe dhjetëra ullinj. Ndërsa në fshatin Hajdaran u dogjën gjithashtu sipërfaqe të mëdha me shkurre
Megjithë ndërhyrjen e shpejtë të shërbimit zjarrfikës neutralizimi dhe vënia nën kontroll e flakëve qe mjaft e vështirë pasi mbizotërimi i erës së fortë shkaktoi përhapje të zjarrit me shpejtësi në të gjitha drejtimet.
()