Thu, Nov 28, 2024

Në pritje të ëmbël, Artenisa Ozaj zbulon detaje nga dashuria disa vjeçare me parukierin e njohur: Klientet e thërrisnin ….

  • PublishedSeptember 8, 2023

Moderatorja Artenisa Ozaj do të bëhet nënë për herë të dytë. Ajo dhe partneri i saj, parukieri Olsi Bogo do të bekohen për herë të dytë me një bebe dhe këtë herë me një djalë, pasi janë prindër të një vajze me emrin Abigeil. E ftuar në Vila24 me moderatoren Anila Çela ajo zbuloi të gjitha emocionet e pritjes së ëmbël!
“ Jam në muajin e shtatë, çdo gjë po shkon qetë. Kisha dëgjuar që shtatzanitë e vajzave ndryshojnë nga ato të djemve dhe tani po e provoj vetë. Kam bërë shumë pak blerje ndryshe nga hera e parë”- tha Artenisa duke zbuluar dhe se si raporti me bashkëshortin e saj ka ndryshuar në vite.
“Në fillim kemi qenë xheloz të dy për njëri tjetrin, më shumë për shkak të profesioneve që ne kishim. Unë një vajzë ekrani dhe kisha vëmendje ndërsa ai i rrethuar nga kliente vajza që e thërrisnin “Olsi flokët”- tha moderatorja me nota humori për News24!

AlbaniaWeb.net