Thu, Nov 28, 2024

Pas hekurave për blerje votash, GJKKO cakton datën e seancës së parë ndaj Belerit

  • PublishedSeptember 11, 2023

GJKKO cakton datën 14 shtator për seancën e parë ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri. Lajmi konfirmohet për “” nga gazetarja Klodiana Lala.

Beleri ka bërë dy kërkesa për leje të veçantë, por burgjet ia kanë refuzuar. SPAK kërkon gjykimin e Belerit për korrupsion zgjedhor, pasi sipas akuzës u kap dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit duke blerë vota.

Më 14 shtator Beleri pritet të jetë i pranishëm në seancën paraprake.

Ndërkohë ai ka paraqitur sot dy rekurse të reja në Gjykatën e Lartë.
Në një prej tyre kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës kërkon vlerësimin e paligjshëm të arrestit në flagrancë.

Në rekursin tjetër Beleri kërkon të shpallen të paligjshme përgjimet e kryera nga Prokuroria e Vlorës për lejimin e përgjimit të fshehtë fotografik audio e video të personit të infiltruar.

AlbaniaWeb.net