U miratuan dje nga Parlamenti, betohen para Presidentit ministrat e rinj të qeverisë Rama
Betohen sot para Presidentit të Republikës Barjam Begaj ministrat e rinj të qeverisë Rama. Një ditë më parë ata u miratuan nga Parlamenti, pasi më herët emrat e tyre u dekretuan nga Presidenti.
Emrat e ministrave që ikin dhe të atyre që vijnë;
Ministër i Financave dhe Ekonomisë – Emërohet Ervin Mete; Largohet Delina Ibrahimaj
Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit – Emërohet Delina Ibrahimaj; Largohet Edona Bilali
Ministre e Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale – Emërohet Albana Koçiu; Largohet Ogerta Manastirliu
Ministër i Arsimit dhe Sporti – Emërohet Ogerta Manastirliu; Largohet Evis Kushi
Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme – Emërohet Igli Hasani; Largohet Olta Xhaçka
Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit – Emërohet Anila Denaj; Largohet Frida Krifca
Ministër i Pushtetit Vendor (Ministri e re): Emërohet Arbjan Mazniku
Ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet (Shkrihet) – Largohet Milva Ekonomi.