Thu, Nov 28, 2024

“Punë profesionale”, ish-deputeti Spartak Braho paraqitet në SPAK, ja si u përgjigjet gazetarëve

  • PublishedSeptember 12, 2023

Ish-deputeti Spartak Braho është paraqitur sot në SPAK. Lajmi konfirmohet për nga gazetarja Klodiana Lala.

Nuk dihet arsyeja se pse Braho ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme. Ndërkohë, pas disa minutash ai doli nga SPAK.

Pas daljes nga SPAK, Braho tha se kishte shkuar në prokurori për punë profesionale. “Punë profesionale. Duhet zhvilluar më tej ligji për veprimtarinë e SPAK”, tha ai.
()

AlbaniaWeb.net