VIDEO/ Përmbysje e madhe ndaj Rumanisë U21, Shqipëria U21 triumfon mes spektaklit
Shqipëria U21 ka triumfuar 3-2 ndaj Rumanisë U21, në ndeshjen e dytë të kualifikueseve të Euro 2025. Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi përmbysën rumunët, në një sfidë spektakolare, me plot emocione. Pjesa e parë nuk dhuroi gola, pavarësisht rasteve në të dyja skuadrat. Pjesa e dytë nisi në mënyrën më të keqe të mundshme për shqiptarët, që pësuan dy gola. Ishte Grameni që shënoi i pari në minutën e 47-të, ndërsa Munteanu dyfishoi shifrat.
Vendasit u futën në lojë me golin e Shpendit në minutën e 63-të, sakaq Berisha vendosi ekuilibrat me një gol fantastik 7 minuta më vonë. Për përmbysjen e madhe mendoi Pajaziti, 2 minuta nga fundi i ndeshjes.
Shqipëria u21 kryeson grupin E me 6 pikë dhe synimi i vetëm është grumbullimi i sa më shumë pikëve, për t’u renditur në dy vendet e para në fund të kualifikueseve.
()