Fri, Nov 29, 2024

Atentati mafioz në Vlorë, gazetarja Lala: Viktima kishte një varkë, mund të merren pamjet filmike. Mërtiri: Krimi në partneritet me pushtetin

  • PublishedSeptember 12, 2023

Laert Keka mbeti i vrarë pas një atentati mafioz të ndodhur në Vlorë. 41-vjeçari u ekzekutua me kallashnikov nga disa persona.

Në emisionin “Open” në News24 gazetarja Klodiana Lala u shpreh se dyshimet e Prokurorisë janë për vrasës me pagesë.

Nga ana e tij analisti Ergys Mërtiri theksoi se problem është fakti se krimit duket që po sundon në jetën tonë, pasi është i lirë dhe në partneritet me pushtetin.

Pjesë nga biseda në studio:

Avokati Gentian Rumano: Një vrasje e organizuar. I ndjekur nga shumë persona që kanë raportuar deri tek ekzekutorët. Është ngjarje e atillë që ka ndodhur në vendin tonë gjithmonë.

Gazetarja Klodiana Lala: Dyshimet e prokurorisë janë për vrasës me pagesë. Në rastin e Vlorës , nuk po përdoren persona të Vlorës. Po përdoren ose të huaj dhe në rastin konkret nuk mendohet se autorët janë të huaj, pasi duket se janë njohës të terrenit. Fieri dhe Vlora po ashtu ka vite që po merr vrasës me pagesë që janë të vendosur në zonën e Krujës apo të Niklës. I ndjeri kishte një varkë dhe po merren pamjet filmike dhe mund të jetë një pistë e mirë.

Ergys Mërtiri: Problemi qëndron tek fakti se sa krimi sundon në jetën tonë? Këtu krimi është i qetë i lirë dhe në partneritet me pushtetin.

()

AlbaniaWeb.net