Fri, Nov 29, 2024

U dhunua nga Rrajat/ “S’e kam lexuar dokumentin”, Jashar Maja flet për News24 pas zbutjes së akuzës: E shëmtuar! Policia na tha se do na merrte me forcë, nëse…

  • PublishedSeptember 13, 2023

Pasi Prokuroria e Tiranës ka zbutur akuzat, nga plagosje e rëndë me dashje në plagosje të lehtë dhe ata janë drejt fitimit të lirisë, Jashar Maja i cili u dhunua barbarisht nga fisi Rraja në një intervistë për News24 theksoi se do të kërkojë riekspertim, duke u shprehur se ka ende fraktura.

Në një intervistë për gazetarin Igli Çelmeta, Jashar Maja tregoi se nuk e ka lexuar dokumentin që ka firmosur.

Ditën e djeshme Prokuroria njoftoi sa ka ndryshuar veprën nga plagosje e rëndë me dashje në plagosje e lehtë.

“U njoftuam nga polici i zonës që në dijeni të shefit të Krimeve se duhet të paraqitemi në Komisariat. Nëse nuk paraqiteni na thanë se do të na merrnin me forcë. U paraqitëm dhe na thanë a je njohur me akt ekspertizën që ka nxjerrë Prokuroria? Ai më tha se ke për të firmosur me këtë. Kur isha duke biseduar mua më marrin në telefon se më kishte bërë aksident djali. Më merrte goca dhe unë ia mbyllja. Pastaj më bëri mesazh dhe isha i trazuar.

Unë i thashë se bëj çfarë të duash në atë moment shefit sepse nuk jam dakord me atë gjë. Unë do të bëj ankimin, dua një të drejtë. Unë dokumentin e firmosa pa e lexuar. Nuk e mbaj mend fiks orën. Jam shprehur në mënyrë njerëzore. Ai më tha firmos këtu dhe firmosa, më dha kopje. Kopjen e Bilbilit nuk ma dha. Ndryshimi i masës është shumë e shëmtuar. Do t’i bëj denoncim Prokurorit. Unë në kokë kam qenë i çarë dy herë. Unë akoma përdor ilaçe sepse sa ngrihem në këmbë më merren mend. Ai Prokuror, Oficeri i Policisë Gjyqësore, mjeku nuk e di si e kanë bërë, a janë prindër ato apo jo?”, tha ndër të tjera Jashar Maja.

Gjithashtu gazetari Igli Çelmeta ka siguruar për grafitë e kockave të cilat tregojnë edhe dëmtimet që ka pësuar Bilbil Maja, bëhet fjalë për thyerje në kockën e kokës si edhe thyerje të dorës.

Si pasojë e lëndimeve të mëdha, mësohet se ai do të operohet në Itali, pasi në vendin tonë është e vështirë të kryhet një ndërhyrje për një dëmtim të tillë.

Fotot më poshtë.

“Nëpërmjet të dhënave dhe konkluzioneve të aktit të ekspertimit mjeko ligjor 1620 të datës 24.07.2023, mësohet se në trupin e shtetasit Jashar Maja u konstatua plagë në lëkurën e kokës si edhe shembje të indeve të buta të kokës dhe trupit, dëmtime të shkaktuar me mjet të fortë mbretës që nuk kanë qenë të rrezikshme për jetën në momentin e shkaktimi dhe si të tillë hyjnë në kategoritë e atyre dëmtimeve që kanë sjellë si pasojë humbje të aftësisë së përkohshme në punë, në masën mbi nëntë ditë”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu në raport theksohet: “Nëpërmjet të dhënave dhe konkluzioneve të aktit të ekspertimit mjeko ligjot 1621 të datës 24.07.2023 mësohet se në trupin e shtetasit Bilbil Maha u konstatua thyerje e kockës frontale-parietale të anës së djathtë të kokës, pa dëmtime të indit trunor, plagë në lëkurën e kokës, thyerje e kockës ulnare të parakrahut të majtë si edhe shembje të indeve të buta të kokës dhe të trupit, dëmtime të shkaktuara me mjet të fortë mbretës që nuk kanë qenë të rrezikshme për jetën në momentin e shkaktimit dhe si të tillë hyjnë në kategoritë e atyre dëmtimeve që kanë sjellë si pasojë humbjen e aftësisë së përkohshme për punë, në masën mbi nëntë ditë. Mbështetur në kriterin mjekësor, të parashikuar në ligj, dëmtimet e shtetasve Jashar dhe Bilbil Maja e klasifikojnë veprën penela të kryer ndaj tyre si, “Plagosje e lehtë me dashje” parashikuar nga neni 89 i K.Penal.

Vepra penale “Plagosje e lehtë me dashje “parashikuar nga neni 89 i K. Penal, nuk bën pjesë në ato vepra për të cilat ndjekja penale fillon kryesisht.

()

AlbaniaWeb.net