Thu, Nov 28, 2024

Kosova me një këmbë jashtë Euro 2024, “Dardanët” bien keq në Rumani

  • PublishedSeptember 13, 2023

Kosova është me një këmbë jashtë Euro 2024 pasi u mund në ndeshjen kualifikuese 2-0 nga Rumania në Bukuresht. “Dardanët” ndërmorën iniciativën që në minutën e 10-të me Edon Zhegrovën, por gjuajtja e tij me të majtën ishte qëndrore dhe shumë e lehtë për t’u pritur nga portieri Moldovan.

Ndeshja u ndërpre përkohësisht nga arbitrit francez Delajod, pasi nuk u hoq nga stadiumi një baner e ultrasve rumunë, ku shkruhej “Kosova është Serbi”. Pasi ekipet shkuan ën dhomat e zhveshjes dhe pasi përfaqësuesit e dy skuadrave zhvilluan një takim me dyer të mbyllura, u vendos që sfida të rifillonte, me kushtin për të mos u përsëritur më rasti.
Me rikthimin në fushë, vendasit ngacmuan portën kundërshtare, me goditjen e Nicusor Silviu Bancu që nuk pati as saktësinë e duhur.

Në minutën e 29-të, një gafë në prapvijën rumune mund të sillte golin e Kosovës, por Vedat Muriqi nuk realizoi dot, me një top tokazi. Në fundin e pjesës së parë, Vedat Muriqi “tradhton” Përfaqësuesen, pasi ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë skuadrën me një lojtar më pak për më shumë se një pjesë loje.

Në pjesën e dytë, Muric bëri mrekullinë duke pritur një penallti por si duket nuk ishte e thënë për të dalë me pikë nga ndeshje, pasi Rumania shënoi me Stanciu dhe Mihaila.

Kosova renditet në vendin e pestë me katër pikë në grupin I dhe vetëm matematika e mban në lojë për një biletë europiani.

AlbaniaWeb.net