Thu, Nov 28, 2024

“Vllaznia skuadër agresive”, trajneri i Partizanit: Do ketë ndryshime në formacion, e vërteta për Da Silvan

  • PublishedSeptember 13, 2023

Partizani do të përballet me Vllazninë në transfertë të enjten në orën 18.00, në ndeshjen e vlefshme për Superioren. Në prag të këtij takimi ka dalë në konferencën për shtyp trajneri i të kuqve, Zoran Zekic.

“Shpresoj që gjendja të jetë e mirë se kemi pushuar pak, kemi kthyer disa lojtarë në nivel më të mirë. Por e kam thënë si gjithmonë që duhet të luajmë nesër si skuadër, kompakt, me disiplinë dhe cilësi. Më pas do të mbyllim analizën për ndeshjen ndaj Vllaznisë dhe do të mundohemi të jemi nesër në një nivel të mirë.

Informacione për Vllazninë? Nuk janë vetëm 2 ndeshje se kanë luajtur dhe në Europe. Mund të kuptoj diçka edhe prej tyre, njohim cilësitë individuale dhe çfarë është më e mira dhe dobësitë. Shpresoj që t’i përdorim nesër. Gjithashtu, kam parë të gjithë ndeshjet e vitit të kaluar me Vllazninë dhe sa probleme ka pasur Partizani me te dhe shpresojmë që nesër të mos ketë të tilla.

Tani nuk mund të flas për emra, por Vllaznia është skuadër agresive, një kundërshtar i mirë, ka 3-4 lojtarë shumë të shpejtë nëse flasim për emra. Ata kanë lojtarë të fortë me topin edhe pa topin, por duhet të mendojmë për veten dhe të luajmë sa më mirë të mundimi nesër. Ata luajnë në shtëpi me shumë mbështetje tifozësh, e di që ata do të jene me 120% dhe ne duhet të përgatitur për atë.

Vetëm 1 fitore në 4 vite atje? Para 4 vitesh isha shumë i gjatë dhe i bukur (qesh). Nuk duhet të mendojmë për 4 vitet e kaluara, por për sezonin në vijim.

I pakënaqur ndaj Laçit? Nuk mund të gënjej veten, por ishte e vërtetë. Shpresoj që të kemi mësuar diçka. Ndryshim formacioni? Padyshim.

Mba dhe Mehmeti? Situata tani është më mirë, ta shohim, por nuk më pëlqen që flasim para ndeshjeve për lojtarë që nuk janë në skuadër.

Da Silva? Nuk kemi asnjë çështje ta hapur, nuk kemi pasur asnjëherë. Ndonjëherë ka situata në shtëpi ku je dakord apo jo, por rregullat e këtij klubi. Nuk flas për Da Silvën vetëm, por për të gjitha situatat”, tha  Zekiç.

()

 

AlbaniaWeb.net