Thu, Nov 28, 2024

Tekniku i Erzenit: E pësojmë me kundërsulme, nuk e kuptoj përse futemi në fushë si inferiorë

  • PublishedSeptember 13, 2023

Trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi komentoi disfatën 4-3 ndaj Egnatias. Ai u shpreh se skuadra po funksionon mirë në sulm, por problemi është në prapavijë.

“Mënyra sesi nisi ndeshja duket qartë, ne futemi me ndjenjë inferioriteti, nuk e di pse ndodh kjo. Goditemi me topa në kundërsulm, nuk duhet të thyhemi kurrë. Ekipi reagoi në pjesën e dytë me zëvendësimet. Nëse Atanda do të vinte më përpara do të ishte diçka ndryshe. Unë marr përgjegjësinë e rezultatit, lojtarët dhanë maksimumin, këta janë lojtarët.

Në momentin që pëson gola do të thotë që duhet të shënosh gjithmonë. Sulmi po shënon, por po goditemi në fazë difensive. Nuk është faji vetëm i mbrojtësve, por duhet të jemi të gjithë bllok. Nuk e kuptoj si u la aq hapësirë për Dwamenan. Ne duhet të japim maksimumin në ndeshjet e radhës” – Tha ai.

()

AlbaniaWeb.net