Takimi i dytë nën drejtimin e Gazment Bardhit/ “Janë shpenzuar miliona për inceneratorët”, zbardhen detaje nga mbledhja e deputetëve të PD-së
Në mbledhjen e përbashkët të zhvilluar këtë të mërkurë, deputetët e opozitës janë dakorduar që të votojnë kundër dy nismave ligjore.
Gazetari Osman Stafa tha për “” se bëhet fjalë për; Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin teknik 2022 për projektin “Ekonomia qarkulluese për zhvillimin e qëndrueshëm urban në Shqipëri”.
Dhe për Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar.
Deputetët dhe aleatët e PD janë shprehur se qeveria shqiptare ka harxhuar miliona euro për mbetjen në aferat me inceneratorët.
Ndërsa sa i përket ligjit për Gjykatën Kushtetuese kanë theksuar se nuk janë dakord me rritjen e rrogave të vetëm anëtarëve të Kushtetueses, por mendojnë se nëse duhet të ketë rritje pagash, ato duhet të reflektohen në të gjithë sistemin e drejtësisë.
Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura, dhe pjesë ishin gjithashtu Gazment Bardhi dhe Sali Berisha.
Ky është takimi i dytë i cili u paralajmërua në takimin e një jave më parë, ku morën pjesë 43 deputetë të PD.