VIDEO/ Tension dhe nerva te Kosova, si trajneri Gliha tërhoqi nga krahu Zhegrovën
Kosova po kalon momente të vështira, dështimi me Rumaninë ka bërë që “Dardanët” të jenë jashtë Euro 2024. Në Bukuresht mbrëmë, nervat dhe tensioni shoqëruan gjithë takimin, për vetë mënyrën sesi shkuan gjërat.
Ndeshja u ndërpre në minutën e 17-të për shkak të një baneri të ultrasve rumun me shkrimin “Kosova është Serbi”, ndërkohë që Vedat Muriqi u ndëshkua me karton të kuq pas rikthimit në fushë të skuadrave (mori kartonin e dytë të verdhë). Në pjesën e dytë, Muric priti penalltinë, por në fund Kosova pësoi dy gola për t’i larë duart një herë e mirë me Europianin.
Kamerat kanë fokusuar një moment aspak të mirë, teksa shihet trajneri i “Dardanëve”, Primoz Gliha që tërheq sulmuesin Edon Zhegrova, duke treguar pakënaqësinë e tij për mënyrën sesi luajti. Tashmë dihet që atmosfera nuk është e mirë, synimi është rikthimi në shina që në ndeshjen e radhës, atë ndaj modestëve të Anodrrës në tetor.
()