Megaoperacioni “Tempulli”, arrestohet “Ujku i Cërrikut” me kurorën e mbretit
Në kuadër të megaoperacionit ka rënë në prangat e policisë edhe personazhi i njohur me pseudonimin “Ujku i Cërrikut”. Në momentin e shoqërimit në polici ky i fundit ulërin sapo del nga makina.
Arrestimi i tij ka ardhur nga megaoperacioni antidrogë të Policisë së Shtetit të koduar “Tempulli” të shtrirë në 5 qarqe të vendit.
Nga ky operacion u arrestuan 246 persona dhe u goditën 23 grupe kriminale.
Finalizimi i operacionit të koduar “Tempulli” erdhi pas rreth 8 muajsh hetime dhe në qarqet ku u zhvillua u sekuestruan 134.5 kg kanabis, 364 fara kanabisi, 1.2 kg kokainë, mijëra doza kanabisi, kokaine dhe heroine, qindra doza MDMA, tableta ekstazi, sasi të drogave sintetike.
Droga e sekuestruar shitej në afërsi të shkollave, lokaleve të natës apo blloqeve të banimit.