Dhunohet me grushte 41-vjeçari në Kamëz, përfundon në spital
Një 41-vjeçari në Kamëz është dhunuar me grushte, ndërsa ka përfunduar në spital. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:50, në Babrru.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se persona të paidentifikuar kanë goditur disa herë me grushte shtetasin me inicialet Sh.H., dhe më pas janë larguar.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 15.09.2023, rreth orës 06:50, në Babrru, shtetas ende të pa identifikuar, dyshohet se kanë goditur me grushte, shtetasin Sh. H., 41 vjeç, dhe më pas janë larguar.
Si pasojë 41-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në ngjarje.
()