Dikur nuk e pëlqente, Luizi bën veprimin e papritur për shoqen e Kiarës (Video)
Luizi dhe Kiara kanë tashmë një lidhje zyrtare me familjarë dhe miqë të cilët shihen pranë tyre herë pas here.
Këtë e tregon edhe postimi që ka bërë Luizi, teksa shihet Liesa, shoqja e Kiarës duke dëgjuar një këngë të tij.
“Ju përshëndes me kunatën,” shkruan Luizi krah videos.
Në fakt, Liesa ka thënë kohë më parë se nuk besonte te dashuria e Luizit. Madje, ajo shpresonte që Kiara të mos puthej me Luizin duke treguar kështu se nuk shihte ndonjë pëlqim nga Kiara për këngëtarin.
“Më duket pak e tërhequr, por për të mirën e lojës. Raportin me Luizin e shoh raport shoqëror. Shpresoj mos ketë puthje,” ka thënë Liesa në atë kohë kur çifti ishte brenda në BBV2.