Pas hekurave për blerje votash, ministri grek takon në qeli Fredi Belerin, një ditë pas vendimit të gjykatës
Ministri grek për mbrojtjen e qytetarëve Johanis Ikonomu ka takuar sot në paraburgim Fredi Belerin, i arrestuar për blerje votash për zgjedhjet e 14 majit 2023.
Mësohet se ai ka hyrë në ambientet e brendshme të burgut të Durrësit, ku është takuar me kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës.
Vizita e ministrit te brendshëm vjen pasi gjykata vendosi një ditë më parë nisjen e gjykimit në ngarkim të Fredi Belerit.
Gazetarja Klodiana Hxhiraj bën me dije për se më shumë se takimi zhvillohet prej më shumë se 45 minutash, ndërsa pritet edhe një deklaratë për mediat pas përçudnimit të takimit.