Fri, Nov 29, 2024

KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Adriatik Bocaj

  • PublishedSeptember 15, 2023

Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, u konfirmua në detyrë të premten nga trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që kreu rivlerësimin e tij në të tri kriteret. Procesi i rivlerësimit për gjyqtarin Bocaj u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga , me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtare Etleda Çiftjan. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm .

KPK zhvilloi seancën dëgjimore për Bocajn më 11 shtator, ku gjatë relatimit gjyqtarit iu kërkua të jepte shpjegime për një bilanc negativ paraprak në vlerën totale 1.7 milionë lekë të konstatuar për periudhën 1994-2016, si dhe për disa pretendime të ngritura në disa denoncime nga publiku.

Bocaj mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës. Gjatë seancës gjyqtari dha shpjegime dhe kërkoi korrigjime të analizës financiare, pas të cilës ai the se vlerat negative do ishin minimale.  Adriatik Bocaj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994. Ai punoi si gjyqtar në Gjykatën e Lezhës deri në vitin 2013 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin në Gjykatën e Tiranës.