Thu, Nov 28, 2024

KPK konfirmon pas “riedukimit” prokurorin Gjergji Tako

  • PublishedSeptember 15, 2023

konfirmoi në detyrë të premten prokurorin e Prokurorisë së Tiranës, pasi u njoh me rezultatet që ky i fundit arriti në Shkollën e Magjistraturës. Procesi i rivlerësimit për Takon u ndërpre në qershor 2022, pasi prokurori u gjet me probleme në aftësitë profesionale.  Pas problemeve të konstatuara, Komisioni vendosi të pezullojë atë nga detyra për një vit dhe detyrimin e tij për të ndjekur programin e trajnimit në Shkollën e Magjistraturës.

Procesi i rivlerësimit kalimtar për prokurorin Tako u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga , me reatore Etleda Çiftjan dhe anëtare Pamela Qirkon.

Gjatë leximit të vendimit Ilia bëri me dije se Tako kishte arritur rezultate të mira gjatë trajnimit në Shkollën e Magjistraturës dhe se KPK kishte vendosur konfirmimin e tij në detyrë. KPK ka marrë vendime të ngjashme në të gjitha rastet kur është vendosur pezullimi për shkak të aftësive profesionale.

Gjatë dy seancave dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit të zhvilluara për Takon në datat 27 prill dhe 15 qershor 2022, prokurori Tako dha shpjegime për përdorimin e automjeteve pa dokumentacion të rregullt si dhe për pushimin e çështjeve pa kryer më parë veprimet hetimore të nevojshme.

përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004 dhe u emërua si në Prokurorinë e Lushnjës. Prej vitit 2007, ai e ushtroi funksionin në Prokurorinë e Rrethit gjyqësor Tiranë.