VIDEO/ Eksperti analizon materialet e pallatit që u përfshi nga zjarri, kryen provën LIVE në studio
Inxhinieri Erald Kërluku, i ftuar në studion e News24 ka analizuar zjarrin që përfshiu një pallat në Rrugën e Kavajës ditën e djeshme në kryeqytet.
Kërluku ka analizuar një sërë materialesh që përdoren gjerësisht në ndërtim, duke treguar edhe efektin që ka zjarri mbi to.
Ai tregoi se përdorimi i pambukut mineral, i cili është një nënprodukt i gurit, nuk do të shpërndante flakën, sado e madhe të jetë dhe nuk do të digjej, ndërsa polisteroli ose kapoti do të shkrihej dhe do të sillte prishjen e fasadës.