Thu, Nov 28, 2024

A Ndihmon Kastraveci Kundër Simptomave të Gastritit?

  • PublishedSeptember 15, 2023

Gastriti ka të bëjë me inflamacionin e stomakut që shkakton shumë probleme shëndetësore.

Ekspertët e AgroWeb.org sqarojnë se përgjegjësi për infeksionin dhe inflamacionin në shtresën e brendshme të stomakut është Bakteri Heliobakter pylori.

Ai mund të jetë akut dhe me kohëzgjatje të shkurtër apo kronik që zgjat për muaj ose vite.

Lloje të tjera të gastritit shkaktohen nga përdorimi i tepërt i pijeve alkolike  dhe disa medikamenteve kundër inflamacionit, siç është ibuprofeni.

Ekspertët kanë identifikuar edhe  raste të izoluara kur imuniteti sulmon vetë qelizat e stomakut që do të thotë se gastriti kthehet në një problem mjekësor autoimunitar.

Simptomat e Gastritit

Simptomat më të përhapura të gastritit janë:

  • Oreks jo i mirë
  • Të përziera dhe të vjella
  • Gromësira dhe gazra pas të ngrënit.
  • Djegia në stomak dhe në pjesën e sipërme të abdomenit
  • Ndjesia e fryrjes pas një vakti.
  • Dhimbje e vazhdueshme poshtë brinjëve

A Ndihmon Kastraveci Kundër Simptomave të Gastritit?

Ka njerëz që e përshkruajnë kastravecin si një ushqim të mrekullueshëm kundër simptomave të gastriti.

Të tjerë ankohen se kastraveci i përkeqëson simptomat.

Vetë përfundimi i mjekëve dhe ekspertëve shëndetësorë është i përzier.

Megjithatë më poshtë do të lexoni gjithçka duhet të dini për rolin e kastravecit.

Një studim i disa viteve më parë, shkruante se kastraveci, përveç ushqimeve të tjera është efikas kundër aciditetit.

Ky rezultat u arrit pas një eksperimenti me një stomak artificial për të testuar dhe matur ndikimin e disa ushqimeve tek aciditeti.

Ekspertët vunë re se përmbajtja e lartë ujore e kastravecit ndihmon kundër refluksit acidik duke rritur pehashin e stomakut dhe shpëlarë atë nga aciditeti.

Kastravecët gjithashtu ndihmojnë në eliminimin e toksinave nga trupi, diçka e një rëndësie thelbësore për njerëzit që vuajnë nga gastriti sepse substancat toksike përkeqësojnë simptomat.

Përveç kastravecit, pacientët që vuajnë nga gastriti mund të konsumojnë edhe perime të tjera si brokoli, kale dhe rrepkat.

Secila prej këtyre perimeve tregoi të kishte aftësi të mëdha neutralizuese të aciditetit se uji.

Madje, brokoli ka nivelin më të lartë anti-acidik duke ofruar të njëjtën lehtësi si soda e bukës apo ilaçe farmaceutike.

Nëse vëreni që ushqimet e lartpërmendura përkeqësojnë gastritin në trupin tuaj atëherë frenohuni nga konsumi dhe konsultohuni me mjekun për një regjim ushqimor më të specializuar./AgroWeb.org