Thu, Nov 28, 2024

SPAK shkon dy ekspertime pasurie në gjyqin ndaj Shkëlzen Selimit

  • PublishedSeptember 15, 2023

Gjykimi i çështjes penale në ngarkim të ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, për deklarim të rremë të pasurisë, u zhvillua mes debatesh dhe kontestimesh në seancën e të premtes, që zgjati për rreth dy orë e gjysmë.

Prokurorja e çështjes, paraqiti si prova dy akt-ekspertime të pasurisë së ish-gjyqtarit Selimi, ku njëra ishte me bilanc pozitiv dhe tjetra me bilanc negativ. Ajo shtoi se një eksperte e tretë ishte gjetur e papërshtatshme, pasi “kishte pasur takime me bashkëshorten e të pandehurit, pasi dilte nga ”.

Provat u cilësuan të pabazuara dhe të njëanshme nga Selimi dhe përfaqësuesit e tij ligjorë, avokati dhe bashkëshortja .

Gjyqtarja e çështjes, u kërkoi disa herë palëve që të diskutonin me radhë dhe kërkoi që të kujdeseshin për të komunikuar në mënyrën e duhur në sallë – duke ju drejtuar njëri-tjetrit me ‘ju’ dhe jo me ‘ti’”.

Shkëlzen Selimi punoi për dy dekada në sistemin e drejtësisë, përpara se të shkarkohej në vitin 2018 nga vetingu për fshehjen e kontakteve me persona të përfshirë në krim të organizuar. Edhe bashkëshortja e tij, ish-gjyqtarja e Apelit Administrativ, Rilinda Selimi u sharkua nga Kolegji për shkak të kontakteve të papërshtatshme, ndërkohë që shumica e trupit gjykues nuk gjeti probleme shkarkuese për pasurinë.

Procedimi penal për Selimin dhe disa gjyqtarë të tjerë u regjistrua nga SPAK tre vjet më parë për veprën penale të “deklarimit të rremë të pasurisë”. Në prill 2021, Gjykata e Posaçme vendosi sekuestro preventive mbi pasuritë në zotërim të Selimit dhe familjarëve të tij; një pikë karburanti në lungomaren e Vlorës si dhe një truall me sipërfaqe 2400 m2 në Jonufër të Vlorës.

Gjatë seancës gjyqësore që u zhvillua të premten, prokurorja Musabelliu zhvlerësoi analizën financiare të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit si një akt që nuk provon diçka për procesin penal. Selimi ngriti pikëpytje mbi këtë qëndrim të prokurorisë, duke konstatuar se kishte qenë SPAK që e kishte kërkuar këtë akt, që sipas tij kishte sjellë shtyrjen e tre seancave. Por gjyqtarja Palloj pohoi se kishte qenë insistimi i vetë të pandehurit për ta marrë këtë akt.

Në vijim Selimi e cilësoi procesin penal si vetingun e tretë të familjes së tij, duke e konsideruar si një përndjekje dhe jo si ndjekje penale. Ai theksoi se çështja penale në ngarkim të tij është gjë e gjykuar. Selimi u shpreh se për pasurinë procesi i vetingut ishte më i rëndë, pasi e kishte ai barrën e provës.

Ai deklaroi se e Komisionit ishte hartuar nga një institucion kushtetues, por prokurorja Musabelliu theksoi se procedura e vetingut ndryshon nga procesi penal.

Në vijim u debatua lidhur me analizën financiare të ekspertëve. Prokurorja tha se ishin kryer dy ekspertime lidhur me të ardhurat dhe shpenzimet ish-gjyqtarit Selimi dhe familjarët e tjerë të tij.

Prokurorja pohoi se ekspertët kishin konkluduar se deri në vitin 1999 nuk mund të përcaktoheshin të ardhurat dhe për rrjedhojë nuk ishin konsideruar. Sipas saj, ekspertimet janë kryer në dy variante dhe janë bazuar në deklarimet vjetore të Selimit. Njëri variant ka konsideruar të ardhurat e babait të ish-gjyqtarit nga dhënia me qira e pronave dhe rezulton me balance pozitiv prej 2.6 milionë lekësh dhe varianti tjetër ku nuk janë konsideruar të ardhurat për të cilat nuk janë paguar tatimet, që rezultonte me bilanc negative prej 17 milionë lekësh. Për blerjen e karburantit në Vlorë, ka rezultuar bilanc negativ në shumën rreth 116 mijë euro.

Avokati Manjani e cilësoi aktin e ekspertimit të prokurorisë si një provë që rrëzonte akuzën e ngritur. Ai argumentoi se jeta e familjarëve Selimi nuk kishte filluar në vitin 1999.

“Të vish në gjykatë me dy variante? Ndaje mendjen,” tha avokati, duke e quajtur autogol të Prokurorisë pretendimin e ngritur për pagesën e tatimeve.

Edhe i pandehuri Selimi këmbënguli se nuk mund të mbante përgjegjësi për mospagimin e tatimeve nga personat e tretë. Ai shtoi se nuk mund të ngarkohej me përgjegjësi as për arsye se institucionet nuk dispononin dokumentacionin përkatës lidhur me tatimin e këtyre të ardhurave. “Përgjegjësia penale është individuale”, tha ai.

Sipas, tij, babai kishte blerë në vitn 1996 një kamion dhe në ’97-ën një pikë shitjesh të karburanteve, kohë para se ai të fillonte ushtrimin e funksionit të gjyqtarit. Sipas të pandehurit, këto pasuri babai i kishte blerë kundrejt vlerës 9 milionë lekë. “Tregon që ka pasur të ardhura”, tha ai duke kundërshtuar qëndrimin e akt-ekspertimeve që nuk kishin konsideruar të ardhurat para vitit 1999.

Sipas Selimit, mospagimi i detyrimeve nga qiramarrësit e objekteve të babait, është objekt shqyrtimi lidhur me legjitimitetin e të ardhurave sipas legjislacionit të vetingut. Ai pohoi se në procesin penal duhet hetuar nëse ka para të paligjshme. Selimi pretendoi se hetimi ishte i njëanshëm dhe se ekspertët kishin qenë nën trysni.

E pyetur nga Selimi se përse prokuroria kishte zgjedhur variantin e ekspertimit me vlerën më të madhe negative, Musabelliu u përgjigj se ky variant është më pranë ligjit për të ardhurat.

Pasi u mbyll diskutimi mbi provat, Musabelliu kërkoi që të pyeten ekspertët dhe i pandehuri. Seanca e radhës do të zhvillohet më 28 shtator, në orën 09:00.