Fri, Nov 29, 2024

Kamionçina kreu manovra të rrezikshme teksa ishte e ngarkuar me materiale të pasistemuara, ndëshkohet drejtuesi i mjetit në Gjirokastër

  • PublishedSeptember 16, 2023

Një drejtues mjeti në Gjirokastër është ndëshkuar me gjobë, pasi kreu manovra të rrezikshme teksa në kamionçinë kishte materiale të pasistemuara.

NJOFITMI I POLICISË
Kreu manovra me një automjet (kamionçinë) me ngarkesë të pasistemuar sipas kushteve të sigurisë, që përbënte rrezik për automjetet e tjera, ndëshkohet me masë administrative dhe i tërhiqet leja e drejtimit. Policia Rrugore e Gjirokastës, pas publikimit të një videoje në portalin JOQ, në të cilën shfaqej një automjet kamionçinë me ngarkesë të pasistemuar, drejtuesi i të cilit kryente manovra, ka organizuar veprimet për identifikimin e drejtuesit të këtij automjeti dhe ndëshkimin e tij për shkeljet e kryera.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë identifikuar drejtuesin e automjetit që shfaqet në video, i kanë vendosur masën administrative 21 000 lekë të rinj, si dhe i kanë tërhequr lejen e drejtimit, bazuar në nenet 141, 162 dhe 124 të Kodit Rrugor. Policia Rrugore e Gjirokastrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

()

AlbaniaWeb.net