Kapet me kokainë në makinë, arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Itali
Autoritetet italiane kanë arrestuar një 30-vjeçar shqiptar, pasi është kapur me kokainë në makinë.
Mediat italiane shkruajnë se arrestimi është kryer më 11 shtator 2023, vendkalimin doganor Ponte Faloppia në Novazzano, ku i riu u ndalua teksa udhëtonte me një makinë me targa italiane për të hyrë në Zvicër.
Gjatë kontrollit të mëpasshëm të automjetit, u gjetën 220 gr kokainë të fshehura.
()